Flash

Sandër Lleshi si një PPP banale

Lapsi.al 12 November 2018
Sandër Lleshi si një PPP banale
Pavarësisht se u mvesh me petkun hijerëndë të një debati konstitucional, ajo që përplasi Ramën me Metën po rezulton të ketë qenë një akt banal i rilindjes. Ajo nuk ka sharmin e një precedenti, nëse kreu i shtetit ka kompetenca ti rrefuzojë anëtarët e kabinetit të një shumice të zgjedhur me votë; ajo nuk ka as seriozitetin e debatit mes juristësh me pikpamje të ndryshme; ajo nuk evokon as aspiratat demokratike të balancimit mes pushteteve. Ajo është thjeshtë një shenjë më shumë që na tregon mënyrën se si qeveris Edi Rama. Korespondenca e sotme e shkëmbyer mes Ramës dhe Metës e tregoi hapur këtë gjë (shiko kronologjinë këtu poshtë/lapsi.al). Lexo më tej:

Meta se dekretoi se ishte ushtarak/ Rama tregon se si mund të zgjidhet kriza për Lleshin

Aty fillimisht dallohet qartë se Presidenti e ka refuzuar dekretimin e parë të kandidaturës për ministër të Brendëshëm thjeshtë për faktin se ai ishte gjeneral ende në detyrë. Dhe meqë kushtetuta jonë e pengon që një anëtar kabineti të kryejë edhe detyra të tjera (shiko këtu poshtë/lapsi.al) kreu i shtetit nuk e ka firmosur atë.

Debati Rama – Meta/ Si lexohet dhe kujt i jep të drejtë Kushtetuta? 

Por, pas letrës publike të Metës është tejet interesante të lexohet kundërpërgjigja e Ramës. Ai që e akuzoi vëllain e tij armik se po shkelte hapur kushtetutën, në përgjigjen e sotme është tërhequr ndjeshëm. “As unë as ti nuk jemi juristë” thotë në mënyrë të divulguar Rama, duke pranuar se ekspertët ligjorë të kryeministrisë bëjnë një interpretim të ndryshëm nga ata të presidencës. Pra, pasi e akuzoi Metën për një krim madhor –shekeje kushtetute- ai tani si pa të keq thotë se ende nuk i dihet kush ka pasur të drejtë. Por më e bukura vjen më pas. Ajo qëndron te zgjidhja që ofron Rama. Me pak fjalë ai thotë. “Unë ndryshe nga presidenti nuk e pranoj që Lleshi ka qenë ushtarak ende në detyrë, por kjo s’ka problem. Ai le të japë dorëheqjen si gjeneral dhe Meta ti hapë rrugën për ministër”. Dhe mbi këtë logjikë absurde, ai e detyroi edhe kandidatin për ministër të brendëshëm, - që në Opinion shprehu një adhurim të pakufishëm për shefin e vet - të shkruajë letrën më absurde që mund të bëjë një zyrtar: atë të dorëheqjes nga një gjë që nuk pranon se ka qenë. Pra e thënë shkurt: qëllimi justifikon çdo mjet. Eshtë pikërisht ky lloj të arsyetuari që na tregon për mënyrën kriminalisht sipërfaqësore me të cilën e drejton shtetin Edi Rama. Ajo nuk ka lidhje as me një debat konstitucinalistësh as me përkufizimin e vijave ndarëse mes institucioneve. Mënyra se si Rama do të zgjidhi emërimin e Sandër Lleshit për ministër, i ngjan metodave që ai përdor për të grabitur me koncesionet dhe PPP-të. Ajo është njësoj me mendësinë: na duhet toka publike e teatrit për kulla, hajde bëjmë një ligj special që e tejkalon kuadrin ligjor; na duhet të grabisim toka në bregdet, hajde shpallim investitorë strategjikë; na duhet t’i japim klientëve tanë Check –Upin apo inceneratorët, hajde bëjmë një garë pa konkurentë. Pra në thelb, ajo është një përdhosje e çdo ligji dhe rregulli vetëm e vetëm për të mbërritur tek synimi. Prandaj të gjithë ata që janë ekzaltuar se po bëheshin dëshmitarë të një debati sqimëtar dhe me peshë, sërisht do mbeten të zhgënjyer. Sepse në gjenezë ai u prodhua nga po ai njëjti Ramë, tërësisht banal si gjithmonë. ©Lapsi.al

Të këshilluara

Edhe "Shqiponja" nën këmbët e Edi Ramës

Heqja e Shqiponjës natën, në fshehtësi, fotografimi i rrëzimit të saj për ta përdorur për gallatë në rrjetet sociale, vetëm sa tregon se autorët vërtetë kanë pu...

17:05

Zgjedhjet amerikane/ Rrënjosja e trampizmit

Demokracia “vdes në errësirë”. Kjo është deviza që gazeta Washington Post mbant të shkruar poshtë titullit të saj, që nga koha kur Donalld Trump u zgjodh presid...

14:14

Dashnorët e rremë të Kushtetutës

Nuk ka dyshim se Ilir Meta ka marrë jo vetëm një vendim të pa precedent, por edhe shumë të debatueshëm, duke vendosur të mos i dekretojë Ramës kandidaturën për ...

13:44

Pse Meta e çoi Lleshin për lesh?

Duke mos dekretuar gjeneral Sandër Lleshin në postin e Ministrit të Brendëshëm, Ilir Meta i ka dhënë fund një tradite gati 30 vjeçare, ku kreu i shtetit e trajt...

20:53

Në kryeministri ka pllakosur paniku

Nuk ka mënyrë më të mirë për të kuptuar frikën e shkaktuar nga "bombat" që përgatitet të plasë opozita, sesa të vëzhgosh se si reagon pala që mund të preket nga...

21:07

Heshtja e Xhafës si akuzë për Ramën

Në shkrimin paraardhës, që merrej me shkaqet e arrestimeve të fundit, kam shprehur idenë se versioni më i besueshëm është ai, sipas të cilit, meqenëse janë kapu...

14:01

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI